12.02.2020 · përditësuar para 2336 dite1 min lexim
Ka mbushur 51 vjeç më 11 shkurt, por bukuria dhe joshja e Jennifer Aniston duket se nuk duan t’ia dinë.
Në një set fotografik për revistën “Interview” në të cilën intervistohet nga mikja dhe kolegia Sandra Bullock, aktorja pozon duke shpalosur linjën e saj pa të meta dhe marramendëse dhe thotë: në të ardhmen time, shoh fëmijë që vrapojnë rreth e rrotull.
E veshur me një xhaketë lëkure të zezë, pa pantallona, këmbët e gjata të ekspozuara dhe çizmet mbi gju, ylli i "The Morning Show" është vajza që pushton kopertinën e revistës për muajin mars - e bukur, sensuale dhe jashtëzakonisht joshëse.
“Jam ndjerë gjithnjë e pasigurt në fëmijërinë time. Jam rritur në një familje të destabilizuar në të cilën kam parë të rritur jo të sjellshëm ndaj njëri-tjetrit, dhe kjo më ka bërë të mendoj: nuk dua të bëhem kështu", thotë Aniston duke iu përgjigjur pyetjeve të mikes.
Aniston rrëfehet edhe për raportin e vështirë me të ëmën, Nancy, e ndarë nga jeta në vitin 2016 dhe mbi trashëgiminë e vështirë të asaj marrëdhënieje.
"Jam rritur në një familje të vështirë", thotë ajo duke shtuar se tani do fëmijë./ TCh
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.