Lajmet e fundit
Me datën 15 maj fillon mitingu tradicional i poezisë, i 51-ti me radhë.

Ky organizim mbahet nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Komunës së Gjakovës.
E kjo është agjenda mitingut të poezisë, e cila do të zgjasë dy ditë.
Ora 12:00 - Ora letrare për fëmijë e cila mbahet në parkun e qytetit.
Ora 17:00 - Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” mbahet tribuna letrare me temë: “Veprimtaria letrare e Teki Dervishit”.
Ora 19:00 - Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” mbahet mbrëmja qendrore e mitingut të poezisë.
Ndërsa të shtunën me 16 maj 2015, mbahen dy aktivitete kulturore.
Në aktivitetin e parë të organizuar nga Shoqata “Drini,Gjakovë-Shkodër”, do të shënohet dhjetëvjetori i themelimit të shoqatës, ndërsa aktiviteti i dytë, mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, me fillim në ora 20:00, ku do të shfaqet një film artistik.