Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka uruar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës 50 vjetorin e themelimit.
Kreu i shtetit shqiptar që ishte pjesë e ceremonisë së shënimit të 5 dekadëshit të ASHAK-ut tha përmes një postimi në Facebook uroi të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e kësaj Akademie.
“Urime të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të lavdishëm!Lavdi brezave që e ndërtuan, nder brezave që e mbrojtën dhe shumë suksese brezave që do ta çojnë përpara!”, shkroi ai.
Begaj po qëndron në Kosovë që nga e martja ku në mbrëmje vizitoi Rahovecin, qytet ky që e dekoroi me "Medaljen e Lirisë”.
https://klankosova.tv/ashak-u-feston-50-vjetorin-pjese-e-ceremonise-lidere-nga-kosova-e-shqiperia-11/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.