Nga rrugicat e Kosovës, qentë endacakë, u bën temë edhe përtej oqeanit.
Me ta u mor edhe mediumi prestigjioz amerikan "The Washington Post", sipas artikullit të së cilës, mbi 50 mijë qenë pa pronarë, enden rrugëve e fshatrave të Kosovës.
Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë se jo rrallë sjellë edhe fatkeqësi për qytetarët e vendit.
Sipas tij, vite më parë, nga AKK-ja në bashkëpunim me ambasadën amerikane ishte hartuar një strategji që mirëfilli do të vlente edhe tash, por, e njëjta nuk u zbatua siç ishte planifikuar.
Ndërkohë, një aktiviste për të drejtat e kafshëve thotë se problemi qëndron tek njerëzit që marrin përsipër përgjegjësinë për t’u marrë me këtë çështje.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.