Zyrtarisht prishtinasit nuk do të marrin kompensim nga komuna për infektimin me COVID-19.
Kuvendi Komunal i Prishtinës, këtë të premte, ka shfuqizuar vendimin për subvencionimin e qytetarëve që kanë qenë të infektuar me COVID-19.
Ky vendim ishte marrë gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit, njofton Klankosova.tv.
Më 26 vota pro, 18 vota kanë qenë kundër dhe një abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit të datës 26 nëntor 2020 për subvencionimin e qytetarëve.
Kujtojmë se ky subvencionim u ndal që nga fillim i vitit, por tek sot është marrë vendimi zyrtarisht.
https://www.youtube.com/watch?v=9qPMYdbg2lU
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.