Lajmet e fundit

Një vajzë 5 vjeçare, sapo ia ka ngritur reputacionin vetes.
Ajo ka marrë guximin t’i shkruajë presidentit Obama, letra e së cilës mori përgjigje.
Letrën e ka shkruar një vajzë e vogël e quajtur Yasmeen, shkruan People.
Në letër vajza shkruante:
“Jam 5 vjeçare dhe shumë shpejtë do t’i mbush 6-të. Të lutem ndaloje luftën në botë dhe të lutem mbaje një fjalim dhe tregoju njerëzve se mund të martohen me kë të duan. Të faleminderit”.
Tezja e Yasemeen-ës e ka fotografuar letrën dhe e ka postuar në rrjetin social Twitter, duke e etiketuar edhe Presidentin Obamma.