19.05.2015 · përditësuar para 4089 dite1 min lexim
Djaloshi i vogël 5 vjeçar nga Alabama e SHBA-së bëri që një restorant i tërë të shpërthente në lot.
Kjo ndodhi pasi 5 vjeçari, Josiah Duncan i kërkoi mamasë së tij që të blinte një drekë për një person të pastrehë, të cilin ai e pa jashtë.
Fillimisht ai e pyeti mamanë e tij, Ava, se çfarë po bënte ai person jashtë restorantit.
Mamaja i shpjegoi se njeriu ishte i pastrehë. Por djaloshi nuk e kuptoi shprehjen andaj kërkoi sërish sqarim.
Pasi mamaja e tij ia sqaroi kuptimin e fjalës, Josiah iu lut mamasë t’i blinte atij një drekë.
Por deri këtu nuk ishte e jashtëzakonshme. Të gjithë ata që ishin prezent në restorant u prekën kur 5 vjeçari insistoi që edhe ti këndontë njeriut të pastrehë një bekim përpara se ai të fillonte të hante, transmeton Klan Kosova.
Mamaja e 5 vjeçarit u shpreh se u ndje shumë krenare me djalin e saj, madje ajo u shpreh se këtë veprim e cilëson si një ndër arritjet e saj më të mëdha si prind.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.