Lajmet e fundit

E kush është ajo vajzë që thotë “Unë kam rroba?” Plot të jetë dollapi, përsëri nuk dimë se çfarë të veshim!
I lëmë rrobat, po këpucët??!! Ndoshta këtu nuk ankohemi shumë sepse sigurisht një njeri ka më pak këpucë sesa rroba (nuk po flasim për njerëzit që i kanë pasion e kanë mbi 200 palë). Living.al ju vjen në ndihmë në këtë pikë duke ju sugjeruar se cilat janë 5 tipet e këpucëve në dimër që çdo femër duhet të ketë.
Nëse jeni në kërkim për të blerë, hidhini një sy modeleve të mëposhtme dhe llogariteni vetë përafërsisht se kë mund të keni e kush ju mungon.
Me takë ortopedike, kastor
Janë çizmet perfekte për kohë të thatë, çfarëdo ngjyre të jenë, jo vetëm vishnje, por të zeza, ngjyrë bezhë me çdo lloj veshjeje ju do të ngjani bukur.
Të zeza të gjata
Kush është ajo vajzë që nuk i ka një palë çizme të gjata, t’i blejë, sepse shumë rroba ndoshta ka qenë duke i veshur gabim. Këto do të ju shpëtojnë.
Po çizmet kafe?
Janë shumë të preferuara në këtë stinë sepse vetëm me të zeza nuk shkon. Kemi gjithmonë veshje që themi ahh sa do shkonte me një palë çizme kafe. E pra janë një palë të domosdoshme.
Përditë
Po po çizme përditë, këto i veshim të gjithë. Të rehatshme , me lidhëse pa lidhëse, fusim xhinset brenda, një xhup dhe je shumë në rregull. Si këto kemi apo jo…
Të sheshta deri tek kyçi
Nëse nuk jeni në humor për taka, po nuk doni të dilni si përditë me ato çizmet tuaja, ja ku janë çizmet e fundit që duhet të keni patjetër në dollap.