Lajmet e fundit

Njerëzit e pasur të botës, me sa duket e adhurojnë që të rrinë nëpër hotele luksoze. Të paktën ky është raporti i fundit nga “New World Wealth”, që është marrë me rejetingun, studime dhe me statistika për pjesën e pasur të botës.
Raporti është bazuar në intervistat me 800 persona.
Kjo është lista e hoteleve që frekuentohen nga njerëzit super të pasur:
Manhattan's Plaza është njëri ndër hotelet më të famshme të botës i vendosur në parkun qendror në Neë York.
Dhoma për një natë, fillon me 725 dollarë.
Mandarin Oriental, Londër
Hoteli ka 169 dhoma dhe ndodhet në lagjen Knightsbridghe. Është një mix stilesh në mes të vjetrës dhe dizajneve trendi. Konsiderohet si njëri ndër hotelet më të mira në Londër ku nata për dhomë, fillon nga 570 dollarë.
Hotel du Cap-Eden-Roc, Antibes, Francë
Fillimisht ishte një vilë private mirëpo më pas ky vend është shndërruar në hotel, për tu bërë pikë referimi për familjet e famshme si Kennedy, familja e Winston Churchill dhe Elizabeth Taylor. Nata në këtë hotel, fillon nga 625 euro për natë.
Raffles, Singapor
Hoteli i stilit kolonial, është ndërtuar në fund të shekullit të XIX. Një dhomë dyshe, kushton nga 600$ dollarë për natë.