Lajmet e fundit

Shpeshherë , kur ne u themi meshkujve çfarë të mos veshin, pason pyetja se si duhet të vishen. Me poshtë janë 5 gjerat që nuk duhet të vishni këtë pranverë, dhe se me cfarë t’i zëvendësoni.
1. Problemi : Bluzë me grafitë
Zgjidhja: Bluzë e thjeshte njëngjyrëshe
Bluzat të cilat përmbajnë vizatime të ndryshme duken fëmijërore dhe rikujtojnë një pjesë të hershme të këtij shekulli. Ne kemi ecur përpara duhet të ecni edhe ju !
2. Problemi: Xhaketa më të mëdha se masa e zakonshme
Zgjidhja: Xhaketë e thjeshtë e përshtatshme
Xhaketat në masë të tepërt duken të shëmtuara dhe nuk janë të përshtatshme për linjat trupore tuaja. Në vend të tyre, që të ndiheni ngrohtë, vishni një xhakete “denim” e cila mund të vishet mbi këmishë, bluzë etj.
3. Problemi: Atlete të shëmtuara për vrapim
Zgjidhja: Këpucë të bardha minimaliste
Këpucët e bardha duken bukur në çdokë, dhe janë zëvendësimi më i mirë për atlete.
4. Problemi: Xhinse “të vjetruara”
Zgjidhja: Xhinse të përshtatshme me ngjyrë të errët
Kur shkoni për të blerë xhinse gjithmonë merreni një palë të përshtatshme me ngjyrë të errët e cila dobësohet natyrshëm përgjatë larjeve.
5. Problemi: Këmishë “për të dalë në bar”
Zgjidhja: Çdo këmishë tjetër e thjeshtë
Shumë meshkuj mendojnë që duhet të kenë gardërobë të veçantë kur dalin në bare dhe klube. Në fakt, nuk keni nevojë. Në vend të kamishave shumëngjyrëshe dhe me shkëlqim shumë më bukur do të dukeni në të thjeshta dhe njëngjyrëshe.