Në 1 Shtator, shërbimet e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri do të hedhin një hap të rëndësishëm, me adoptimin për herë të parë të teknologjisë LTE apo 4G.
Kjo teknologji do të ofrohet njëkohësisht nga operatorët “Vodafone Albania”, “Telekom Albania” dhe “Albtelecom”. Teknologjia 4G ofron mundësinë transmetimit të të dhënave përmes rrjeteve celulare me shpjtësi më të lartë. Në teori, rrjetet 4GLTE mund të ofrojnë shpejtësi internet deri në 150 megabit për sekondë. Megjithatë, mbështetur në eksperiencën e operatorëve në vende të tjerë, në praktikë shpejtësia e internetit përmes këtyre rrjeteve mund të arrijë deri në 15 megabit për sekondë, çka gjithsesi është disa herë më shumë krahasuar me teknologjinë e zakonshme 3G.
Ndonëse pritet që teknologjia 4G të ofrojë një përmirësim cilësor të shërbimit të internetit përmes rrjeteve celulare, duket se tregu shqiptar ende nuk e ka shteruar shumë përdorimin e teknologjisë aktuale 3G. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në fund të Qershorit, numri i përdoruesve të internetit me brez të gjerë nga telefoni ceular ishte rreth 900 mijë.
Kjo shifër përfaqëson vetëm 27% të numrit të përdoruesve aktivë të telefonisë celulare në Shqipëri. Kjo tregon se tregu vazhdon të mbështetet më shumë në shërbimet bazë të komunikimit, si thirrjet zanore apo mesazhet e shkruara. Pjesa më e madhe e përdoruesve nuk e përdor internetin me brez të gjerë, ose sepse nuk e gjen të nevojshme, ose sepse nuk mund të përballojë blerjen e aparatëve celularë që mundësojnë përdorimin e kësaj teknologjie.
Duke pasur parasysh se teknologjia 4G kërkon aparatë celularë që janë akoma më të kushtueshëm, nuk pritet që kjo teknologji të ketë përdorim shumë masiv për një treg me të ardhura mesatare të ulëta, si Shqipëria. Për më tepër, operatorët kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme për të marrë autorizimet dhe për ndërtuar rrjetet 4G, çka nuk mund të mos reflektohet në kostot e shërbimit për përdoruesit./Mapo.al
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.