Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer njëmijë e 110 testime, nga të cilat, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërkaq nuk është shënuar ndonjë rast vdekjeje nga ky virus.
Aktualisht në spitalin COVID po marrin trajtim shtatë pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar edhe 33 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270 mijë e 474 që nga fillimi i pandemisë.
352 raste aktive me COVID-19 janë në nivel vendi.