Lajmet e fundit
Pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të kalojë në Torino brenda 48 orëve të ardhshme, pasi pritet një takim i ri mes agjentit të tij dhe presidentit të Të Bardhëve

Transferimi i Cristiano Ronaldo tek Juventus mund të finalizohet brenda dy ditëve, raportojnë mediat italiane.
Agjenti i Ronaldo, Jorge Mendes dhe presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, pritet të takohen të martën për ta vendosur fatin e 33-vjeçarit.
Skuadra kampione e Serie A ka gati 99 milionë euro për yllin portugez, por akoma pritet fjala e fundit e Perez në lidhje me këtë çështje.