46 vjeçare, por vazhdon të jetë akoma shumë seksi!
Sofia Vergara ka treguar format e saj trupore për çdo lakmi me bikinet me dizajn të leopardit nga marka e njohur Dolce&Gabbana.
Ylli i “Modern Family” ka pozuar në një anije, ku siç duket nga fotografitë e postuara në Instagram, ishte pranë një shpelle.
“Kur je në Itali…@dolcegabbana!!!!”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë.
Vergara kishte të veshura një palë bikine të markës së njohur të rrobave që kushtojnë 751 dollarë, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/Bziu8KPFMDi/
Aktorja e njohur po i kalon pushimet verore me bashkëshortin e saj Joe Manganiello në Itali.
Çifti po feston pesëvjetorin e martesës së tyre në Positano. Ata filluan lidhjen e dashurisë në muajin korrik të vitit 2014 derisa u martuan një vit më vonë.
Madje, duket se çifti edhe pas pesë vjetësh janë akoma shumë të dashuruar, ashtu si në ditët e para.
“Në vendin tim të preferuar me njeriun e preferuar”, ka shkruar Vergara në një fotografi tjetër nga pushimet ku shihet bashkë me bashkëshortin.
https://www.instagram.com/p/BzglIBnlxBu/
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.