Mëngjesin e 11 tetorit ndodhi një ngjarje tragjike në qytetin e Pejës.
Në një nga pompat e derivateve aty, si pasojë e shpërthimit të një cisterne vdiq 44-vjeçari Visar Muriqi, e po ashtu një tjetër u lëndua.
Sot, saktësisht 12 ditë pas, pronari i kësaj pompe u prangos nga policia.
Klankosova.tv mëson se Vesel Jusaj, pas intervistimit nga Prokurori i Shtetit u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq, në afatin e paraparë ligjor do të vazhdohet të ndërmerren veprimet e nevojshme, njofton Klankosova.tv/ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/shperthimi-ne-peje-ku-vdiq-nje-person-ndalohet-pronari-i-pompes-se-derivateve/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.