Në Kosovë 14 persona rezultuan të vdekur nga Covid-19 të mërkurën, derisa numri i rasteve pozitive arriti në 2,541 persona nga 12.618 testime të bëra.
Të shëruar janë 604 persona si dhe 23 mijë raste janë aktive me koronavirusin, njofton Klankosova.tv.
Në grafikën ndërkombëtare të shteteve për numrin e të infektuarve me Covid-19 për një milion banorë, Kosova ka mbi një mijë raste brenda ditës. Kjo si pasojë që kohën e fundit vendi ynë ka ngritje të infektimeve e cila po e mban konsistencën.
Sipër shumë vendeve në matjet botërore është për numrin e vdekjeve që mesataren e ditëve të fundit e ka 5 persona për një milionë banorë, por që brenda tri ditëve të fundit numri arrin në 44 të vdekur.
Është testuar 19 përqind e popullsisë deri tani, gjersa çdo ditë vaksinohen deri në 18 mijë qytetarë.
Të dielën nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë janë shprehur së ia kanë ndalur turrin variantit Delta.
Për më shumë, kronikë e zgjeruar nga Herolind Ademi.
https://www.youtube.com/watch?v=IQwwCyFZvKU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.