Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës, me qëllim të përkrahjes financiare për “Ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Mitrovicë”, ku MKRS-ja investon 23 mijë e 200 euro.
Sipas këtij Memorandumi, Komuna e Mitrovicës, merr përsipër të investojë mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro për realizimin e projektit në fjalë, transmeton Klan Kosova.
Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi, tha se ky investim kapital në bashkëpunim të ngushtë me komunën do të krijojë një hapësirë të re për komunitetet e Mitrovicës që ato të zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore dhe ndikojnë në pasurimin dhe rritjen e jetës kulturore e artistike të komuniteteve në Komunën e Mitrovicës.
Nnënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi u shpreh se ky investim në Mitrovicë është tejet i rëndësishëm, sepse krijon kushte për banorët e komuniteteve që të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.