Pjesa e parë e duelit ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit, ka prodhuar dramë të vërtetë basketbollistike.
Suharekasit shkëlqyen në çerekun e parë, duke e mbyllur atë me rezultat 23:15 në favor të tyre, njofton Klankosova.tv.
Megjithatë vendasit u rikthyen fuqishëm në fraksionin e dytë, duke e fituar atë 27:19, për rezultatin e pjesës së parë 42-42.
Pas protestave ndaj vendimeve të gjyqtarëve, trajneri i Pejës, Rami Hadar, u përjashtua nga ndeshja, meqenëse mori dy teknike.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.