Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ironizuar me urën e Badovcit, të ndërtuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
Hoxhaj në një video, i numëroi 40 hapa nga skaji në skaj të kësaj ure.
“40 hapa urë – për ata që thonë se s’ka punë të kryera!”, duke bërë me dije se kjo është një nga veprat e vetme infrastrukturore gjatë kësaj qeverisje.
Me këtë rast, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës shtoi se:
"Sikurse po perëndon dielli atje, kështu po perëndon edhe kjo qeveri”, shtoi ai.
Kështu nënkuptoi se mandati i ekzekutivit të drejtuar nga Albin Kurti po shkon drejt fundit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.