Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka thënë këtë të mërkurë se pritet që Bruto Produkti Vendor i Kosovës të rritet për 4 përqind në vitin 2022, duke e mbajtur kështu të pandryshuar parashikimin në maj.
Rritja ekonomike e Kosovës pritet që të bjerë në 3.7 përqind për vitin 2023. Gjatë majit BERZH ka projektuar rritje ekonomike prej 4 përqind për vitin 2023, transmeton KlanKosova.tv.
Zvogëlimi me furnizim me gaz nga Rusia dhe rritja e inflacionit në nivel global pritet që të ngadalësojë rritjen ekonomike më 2023, në rajonet ku BERZH operon.
Parashikimi i BERZH për vitin 2002 ka qenë 3.2 përqind dhe 3 përqind për 2023 për Ballkanin Perëndimor. Sidoqoftë, projeksionet janë subjekt i rënieve me rrezik të lartë në rast të përshkallëzimit të luftës në Ukrainë dhe rënies së vëllimit të gazit të saj.
Ekonomia e Kosovës është rritur për 10.5 përqind më 2021, derisa një vit më parë ishte 5.3 përqind.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.