Lajmet e fundit

Duke u rritur, prindërit gjithmonë të pyesin nëse ke gjetur miq në shkollë apo në ndonjë udhëtim që keni bërë.
Siç edhe pritet, gjatë jetës tuaj ju do të kaloni nëpërmjet shumë lidhjeve miqësore të cilat ose do të zgjasin ose do të jenë të shkuara.
Nganjëherë, për shkak të afërsisë që krijoni me miqtë, ata filloni t’i konsideroni si pjesë të familjes. I keni konstant prezentë në jetën e tuaj, dhe janë në listën tuaj t emergjencave.
Si gjithmonë, përderisa rriteni, e kuptoni se nuk keni më aq shumë miq sa kishit dikur, por ata janë më të paktë në numër dhe gjithmonë e më të afërt.
Ja 4 miqtë që duhet t’i mbani në jetën tuaj:
Qesharakun
Ai është miku tipik për të bërë qejf me të. Nuk i refuzon kurrë ndejat dhe gjithmonë do të jetë aty për t’i dëgjuar brengat tuaja dhe kujdeset që t’i tejkaloni ato duke ju argëtuar në mënyrën më të mriz.
Të mençurin
Ky është miku që jua mban të gjitha sekretet dhe telashet, ua di opasiguritë dhe gabimet. Ata nuk janë paragjykues dhe janë të gatshëm t’ju japin këshilla sa herë që është e nevojshme dhe kur jeni në prag të vendimeve të rëndësishme.
Ëndërruesi
Ky është miku që gjithmonë do t’ju mbështesë në ëndrrat tuaja dhe do t’ju bëjë të ndjeheni se ju mund të lëvizni në një planet tjetër po të doni. Janë këta miqtë që kur ju jeni duke studiuar fort për tu bërë doktor, do të cingërojnë në derën tuaj e t’ju sjellin ushqim e do t’ju pyesin se si po shkojnë punët dhe a studiove mjaft.
I besueshmi
Ky është miku që do të qëndrojë me ju gjithmonë: në të mirë e në të keq. Nuk ka rëndësi nëse nuk flisni bashkë prej ditësh ose prej muajsh, ky mik do të jetë pranë jush sa herë që të keni nevojë. Ata janë të parët që i telefononi në rast emergjencash, dhe ju e dini se sado e vështirë që të jetë situata, mund t’ia besoni një punë atij, dhe sigurisht ta keni ndihmën e tyre.