Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina vazhdon me avazin e njëjte të rritjes së numrit të rasteve për çdo ditë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1,901 raste pozitive, ndërsa 13 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, njofton Klankosova.tv.
Vetëm gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë regjistruar 393 raste të reja, ndërsa edhe dy persona që kanë humbur jetën kanë qenë po ashtu nga kjo komunë.
Gjatë 24 orëve në Kosovë janë shëruar 433 persona, ndërsa 59 personat e shëruar janë nga komuna e Prishtinës.
Kryeqyteti që nga fillimi i pandemisë shënon 4,217 raste aktive, ndërsa e dyta renditet komuna e Ferizajt me 1,716 raste aktive.
Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 21,922.
●●●
FSHKRIMI NGA
F.G
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.