Lajmet e fundit

Ish-ylli i Bayern Munich, Arjen Robben, ka përfunduar maratonën e tij të parë në një kohë të pabesueshme.
Pavarësisht që është pensionuar, legjenda e Holandës ende po e mban veten në formë dhe aktiv. Të dielën, mori pjesë në Maratonën e Roterdamit.
Rreth 421 kilometra, Robben i mbylli për 3 orë, 13 minuta dhe 40 sekonda. Ai vrapoi së bashku me Erben Wennemars, një ish-patinator holandez i shpejtësisë, i cili vendosi tre rekorde botërore gjatë karrierës së tij.
Arjen Robben u pensionua nga sporti i futbollit në vitin 2021 ku për herë të fundit ishte lojtar i ekipit të Groningen, aty ku kishte filluar karrierën e tij.