Lajmet e fundit

Këngëtari britanik Robbie Williams do të performojë sonte në Beogad, në kuadër të turneut të tij "Let Me Entertain You".
Organizatorët e koncertit kanë thënë se presin rreth 35 mijë njerëz të vijnë e ta shohin ish-anëtarin e grupit "Take That".
Williams ka mbërritur sot në kryeqytetin e Serbisë ndërsa pritet të dalë në skenë pas orës 21.
Biletat për këtë koncert janë shitur nga 40 deri në 60 euro.
Turneu personal i Williams, "Let Me Entertain You", për të cilin ai do të përshkojë shumë vende të Evropës e Azisë, pritet të përfundojë në nëntor.
Pas Beogradit, ylli anglez i muzikës pop rock, do të këndojë në Athinë, të shtunën.