Lajmet e fundit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Kaçanikut, me qëllim të realizimit të projektit “Renovimi i Stadiumit të futbollit në Kaçanik”, ku MKRS-ja do të investojë mjete financiare me një shumë prej 200 mijë euro.
Memorandumi i nënshkruar mes palëve parasheh që investimi të kryhet në një fazë dy vjeçare. Komuna e Kaçanikut, në bazë të dokumentit të nënshkruar, merr për obligim të investojë 140 mijë euro, 70 mijë në vitin 2016, ndërkaq 70 mijë euro në vitin 2017, transmeton Klan Kosova.