Ekipi olimpik i të rinjve të Kosovës do të përfaqësohet në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Shkupi 2025.
Festivali është gara më e rëndësishme e vitit për të rinj në kontinentin e Evropës, ku pjesëmarrës janë sportistë të moshës 14-18 vjeç.
EYOF-i nis më 20 korrik dhe mbahet deri më 26 korrik 2025. Krahas qytetit të Shkupit, garat mbahen edhe në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa sporti i gjimnastikës zhvillohet në Osijek të Kroacisë.
Listën kosovare e përbëjnë 32 sportistë (18 vajza dhe 14 djem) të 9 sporteve të ndryshme: atletikë, çiklizëm, gjimnastikë, xhudo, taekwondo, badminton, not, pingpong dhe shenjëtari.
Për ekipin kosovar kjo është pjesëmarrja e pestë në EYOF veror, ku deri më tani medalje të artë ka fituar atleti Muhamet Ramadani në EYOF Baku 2015, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.