Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë pasditen e kësaj të diele.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, ku i riu duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe si pasojë ka vdekur, raporton abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.