Lajmet e fundit

31 persona janë lënduar kur u shemb tavani gjatë një dasme të shtunën në mbrëmje në një ish-manastir shekullor në Pistoia, një qytet në rajonin e Toskanës të Italisë, thanë autoritetet.
Guvernatori Eugenio Giani tha në një postim në kanalin e mesazheve Telegram se pesë nga të plagosurit ishin në gjendje kritike. Pritja po mbahej në një restorant në një vend ngjarjesh në majë të një kodre që dikur ishte një manastir që daton në shekullin e 15-të.
Të plagosurit u dërguan në disa spitale në zonë, duke përfshirë Firence, tha guvernatori.
Zjarrfikësit nxorën njerëzit nga rrënojat, tha agjencia italiane e lajmeve ANSA. Askush nuk u raportua i zhdukur. Shkaku i shembjes ende nuk është gjetur, shkruan Washington Post, transmeton Klankosova.