Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Xh.Sh, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të këtij qyteti.
Paraburgimi i është caktuar të pandehurit për dyshimin e bazuar se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale dhunë në familje, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Koha e paraburgimit llogaritet nga data e arrestimit, më 23.02.2026, ora 14:55, dhe do të zgjasë deri më 24.03.2026.
“Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve përmes kësaj Gjykate pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë”, bëhet e ditur në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/e-kanosi-me-arme-dhe-e-detyroi-te-kryeje-akte-seksuale-kerkohet-paraburgim-per-pejanin1111/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.