Lajmet e fundit

Sasinë e dashurisë që mund t’ia sigurojmë vetes është sasktësisht ajo sasi dashurie që ne mund të pranojmë nga dikush tjetër…
Në këtë botë ku dominon teknologjia dhe jeta virtuale, njerëzit kanë tendencë të njihen përmes rrjeteve sociale duke iu shmangur njohjes së vërtetë dhe kanë vetëm ndjenjën e marrëdhënieve të përkohshme. Njerëzit, pothuajse asnjëherë nuk takohen drejtpërdrejt, ofrojnë mesazhe dashurie përmes bisedave në këmbim të njohjes reale.
Seksi mund të bëhet një objektiv që jep ndjenjën e intimitetit artificial pa ndihmën e hapave shtesë që çojnë në intimitet të vërtetë, gjë që femrat mund të ndihen më të vetmuara se kurrë.
Pa marrë parasysh a jemi edhe ne pjesë aktive e kësaj vorbulle, të gjithë jemi të prekur. Një nga profesorët spiritual u kishte thënë studentëve të tij: “Krijoni marrëdhënie me veteveten”. Ata të gjithë qeshën me nervozizëm duke shikuar në dysheme për të mos krijuar kontaktin me sy me profesorin, por kurrë nuk e harruan atë moment. Atë që ai deshi ta nënkuptojë me atë fjali vërtetë kuptimplotë, ishte se nëqoftëse ne nuk jemi në gjendje ta duam veten, kush tjetër mund ta bëjë?
Në përgjithësi, kur ne nuk ndjejmë dashuri ndaj vetvetes, nuk jemi mjaftueshëm të hapur për dashuri apo për ta zbuluar atë. Ky është një ligj metafizik. Në këtë mënyrë ne mund të krijojmë varësi për dashuri të rreme, një lloj dashurie që duket si ajo, por realisht nuk është.
Ndonjëherë, mund të ngatërrohemi me idenë për konceptin e dashurisë, një ide e cila paraqitet dhe parapet në botën e mediave dhe revista, dhe për këtë arsye dështojmë plotësisht.
3 rregullat spirituale për një dashuri të vërtetë: