Lajmet e fundit

Një 29-vjeçar ka vdekur në fshatin Lubozhdë të Istogut, si pasojë e vetaksidentit.
Policia u njoftua për aksidentin në orën 18:50, ndërkohë që pas daljes në terren të njësive relevante, u konstatua vdekja e viktimës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.