Lajmet e fundit

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, i cili ka bërë të ditur se pritet të mbahet seanca për caktimin e masës.
Aksioni ishte zhvilluar në Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skenderaj, ku janë kontrolluar rreth 50 lokacione, përfshirë lokale dhe shtëpi private.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova materiale, përfshirë rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri, si dhe pajisje e materiale të përdorura për aktivitetet e dyshuara të kundërligjshme.Me vendim të prokurorit kompetent, 29 të dyshuarit ishin dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/a-po-e-sfidon-bixhozi-shtetin-ja-denimet-qe-i-presin-te-arrestuarit-nese-shpallen-fajtore111/ https://klankosova.tv/aksion-kunder-bixhozit-te-paligjshem-ne-mitrovice-vushtrri-istog-e-skenderaj-34-te-arre111stuar/