Lajmet e fundit

28 persona u vranë pas një sulmi ukrainas në një furrë buke në qytetin Lysychansk në rajonin e pushtuar ukrainas të Luhansk, thotë ministria ruse e emergjencave.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se "dhjetëra civilë" ishin në ndërtesë në momentin e sulmit dhe se ishin përdorur armë perëndimore, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Qendra e Informacionit në Luhansk, e kontrolluar nga Rusia, tha se Ukraina bombardoi furrën e bukës duke përdorur sistemin raketor të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë të furnizuar nga ShBA (HIMARS).
Kjo vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin censuroi një protestë nga gratë e ushtarëve rusë që luftonin në Ukrainë dhe arrestoi deri në 27 gazetarë që mbulonin ngjarjen.