Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar mëngjesin e kësaj të premteje një foto me pamje nga lapidari simbolik përkujtimor i Vlorës, në kuadër të urimit për festën e 28 Nëntorit.
Ai ka uruar ditën e Pavrësisë së shtetit shqiptar, me një shkrim të shkurtër, raporton Klankosova.tv.
“MIRËMËNGJES dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë", shkroi kryeministri shqiptar.
28 nëntori i 1912-tës, shënon një nga datat më të mëdha në histori për shqiptarët anekënd globit.
Në krye me Ismail Qemalin, u bë realitet ëndrra pesëshekullore për mëvetësi.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.