14.02.2017 · përditësuar para 3447 dite1 min lexim
Cassandra De Pecol, udhëtarja 27 vjeçare nga Konektikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë gruaja e parë që ka udhëtuar në 193 shtete sovrane përfshirë edhe Kosovën, Tajvanin dhe Palestinën.
Por si e ka bërë këtë?
Ajo ka udhëtuar vetëm gjatë gjithë kohës, dhe jo vetëm kaq - vajza mban rekordin si personi që këto vizita i ka bërë më së shpejti, pasi rekordi i kaluar ishte dyfish sa koha e kësaj, transmeton Klan Kosova.
Këtë ekspeditë vajza e ka kaluar për 18 muaj e 26 ditë.
Ajo u nis më 24 korrik 2015 dhe e përfundoi udhëtimin me 2 shkurt 2017.
Udhëtimi i saj ka kushtuar rreth 198 mijë dollarë, shumë kjo e cila ishte mbuluar kryesisht nga sponsorët.
Cassandra De Pecol, ka shkruar në profilin e saj në Facebook se "pavarësisht çfarë ju mendoni, kjo ekspeditë nuk ka qenë e lehtë.
Por çfarë do të bëjë kjo vajzë e aventurave në të ardhmen?
Së shpejti ajo do të jetë në një aventurë të re, këtë herë në Antarktik, dhe pastaj në qershor ajo do të fillojë një kurs për të mësuar njerëzit se si të gjejnë fonde që të ndjekin ëndrrat e tyre.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.