Një zhytës i lirë francez theu rekordin botëror të zhytjes më të thellë teksa zbriti në një thellësi prej 120 metrash me dy pendë.
Arnaud Jeraldit iu deshën 3 minuta e 34 sekonda për të përfunduar zhytjen, gjatë konkursit vjetor "Vertical Blue" në Bahamas, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu kjo është hera e shtatë që 26-vjeçari thyen rekordin botëror në karrierën e tij.
"Vertical Blue" është një garë e përvitshme që zhvillohet në Bahamas, ku sportistët mund të zhyten deri në 6 herë për çdo disiplinë.
https://www.youtube.com/watch?v=VaK0D7Hr350
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek viral dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.