Lajmet e fundit

Kompania britanike e krijimit të lodrave, Makies, ka publikuar një linjë me kukulla me aftësi të kufizuara, transmeton Klan Kosova.
Ata ishin inspiruar nga kampanja e rrjeteve sociale “Toy Like Me”, e cila i ka inkurajuar prindërit e fëmijëve me aftësi të ndryshme të kufizuara për t’i personalizuar lodrat e tyre, duke i bërë që ata të duken më shumë si njerëz realë. Rezultatet më pas janë postuar online.
Njerëzit anembanë botës shpërndanë fotografi të realizimeve të tyre shtëpiake me kukulla realiste, dhe më pas kampanja "The Toy Like Me" u bë virale.
Tani mbetet të pritet që edhe kompanitë e tjera të lodrave ta përkrahin këtë trend dhe të krijojnë një linjë zyrtare të kukullave me pamje natyrale, të përshtatshme aq sa fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë një lodër si vetja e tyre, transmeton Klan Kosova.