Sot në Kosovë, janë vaksinuar dy mijë e 519 qytetarë, kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me vaksinat e dhëna këtë të diel numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 41 mijë867, përcjell Klan Kosova.
Vaksinimi do të vijojë për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të cilët janë regjistruar në platformën elektronike e.kosova dhe sipas listave në dispozicion të QKMF-ve, ndërsa Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 në platformën e.kosova, duke përdorur edhe video-udhëzimet e bëra me qëllim të lehtësimit të aplikimit të tyre.
https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y
https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppë
Për më tepër, MSH njofton se në ditët në vijim doza të tjera të vaksinës do të arrijnë në Kosovë, ndërsa procesi i vaksinimit do të intensifikohet për të siguruar numër sa më të madh të vaksinuarve bazuar në Planin Shtetëror për vaksinim kundër COVID-19.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.