Lajmet e fundit

Dr. Raquel Ukeles, kurator i Koleksionit Islam dhe të Lindjes së Mesme të NLI, tregon se faqet janë zbukuruar me gjethe ari dhe piktura shumë delikate.
“Dorëshkrimet e tilla janë shumë të ndjeshme për t’u vendosur në ekspozim të përhershëm”.
"Ajo që është e mrekullueshme për dixhitalizimin është që ju mund t’i shihni shumë afër''.
''Vetëm përmes digjitalizimit kemi vërejtur detaje unike dhe dalluese, sa që edhe me një llupë nuk do të mund të arrinim aty''.
Siç shkruan The Guardian, pjesë e koleksionit që do të publikohet në internet është edhe një Kur’an në miniaturë i shekullit 10, me përmasa prej vetëm 37 me 68 milimetra.
''Libri nuk ka qenë për lexim, por më tepër për mbrojtje fetare'', thotë kuratori Ukeles.
Ky Kur’an ishte mbajtur gjatë një beteje nga një ushtar i Perandorisë Osmane në rrethimin e Vjenës në vitin 1529.
Megjithatë, nuk kishte sjellë fat dhe ishte marrë nga ushtria austriake pas tërheqjes së osmanëve.
Libri u ishte kthyer në shekullin 19, njofton Klan Kosova.