Nëse është dikush që ka arritur ta marrë gjithë vëmendjen në
Met Gala të vitit 2019 është padyshim Cardi B.
Reperja 26 vjeçare ka kthyer kokat e të gjithëve kur është paraqitur në tapetin e kuq me një fustan të kuq shumë të ekzagjeruar që kishte pafund pupla dhe shumë shtresa të materialit që theksonin gjoksin dhe trupin e saj.
Por, ajo ka lënë të gjithë me gojë hapur kur ka treguar se vetëm ‘thithkat’ e markës së njohur të bizhuterive
Stéfère që i kishte në fustanin - e krijuar nga disenjatori Thom Browne - kanë kushtuar hiç më pak se 250,000 dollarë.
“Nëse e humbas njërën nga to, më duhet të shes njërën nga çantat e mia të markës
Birkin”, ka thënë ajo me shaka në një intervistë për revistën
"Vogue".

'Thithkat' e fustanit që ishin rubinë 44 karatësh janë krijuar nga dizenjatorja e
Stéfère, Corina Mihaila Larpin, e cila ka krijuar edhe gjëra të tjera për këtë
Met Gala me temën “Camp: Notes on Fashion”.