02.04.2019 · përditësuar para 2658 dite1 min lexim
Kanë kaluar 25 vjet nga aksidenti që gati mori jetën e Christie Brinkley.
65 vjeçarja, ndau një intervistë dhënë për People në atë kohë, ku foli për aksidentin me helikopter që u botua më 18 prill 1994, transmeton Klan Kosova.
“Nuk kalon një ditë që nuk jam falënderuar që jam gjallë”, ka shkruar ajo.
“Unë di që e nesërmja nuk është garanci dhe se çdo ditë tjetër është dhuratë dhe një mundësi”.
Në kopërtinën, Brinkley shihet duke u shëruar nga aksidenti.
Sipas një artikulli të Associated Press që u botua në kohën e aksidentit, Brinkley dhe pesë të tjerë u bllokuan në një mal në Telluride, Kolorado, për rreth pesë orë pas rrëzimit të helikopterit.
Brinkley pësoi lëndime të lehta.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.