Lajmet e fundit
Nëse do të zgjedhnim 25 më të mirët e futbollit sot, bazuar në numrat që bratin në fanelë, lista do të kishte përmbajten e tekstit.

Imagjinoni të keni mundësinë të zgjedhni 25 futbollistët më të mirë në botë për të formuar një skuadër.
Por, në vend se të zgjidhen më të mirët pa asnjë kusht, duhet që të zgjidhet lojtari më i mirë që mban numrin e caktuar.
Asnjë lojtar që numrin në fanelë e ka mbi 25 nuk merret parasysh gjithashtu.
Për ta bërë më të qartë, Ronaldo dhe Messi do të jenë pjesë e skuadrës si numri 7, respektivisht 10, por kush tjetër?
- Nuk është e vështirë zgjedhja e numrit 1. Manuel Neuer, gardiani i Bayern Munchen konsiderohet më i miri i botës në këtë pozitë.
- Tradicionalisht numër i rezervuar për mbrojtësit e djathtë, njëri nga ata që e mban në fanelë është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë.
Mbrojtësi brazilian i Paris Saint-Germain, Thiago Silva është zgjedhja e parë hiq portierin, për shkak të lidershipit, fuqisë dhe aftësisë për të reaguar në momentet më kritike.
- Duke vazhduar me traditën e numrave, numri 3 do të duhej të mbahej nga një mbrojtës i majtë, por prapë ai vishet nga një qendërmbrojtës.
Ylli i Italisë dhe Juventusit, Giorgio Chiellini meriton një vend në këtë skuadër për atë që ka bërë gjithë këto vite.
- Numri 4 nuk është çudi të vishet edhe nga mesfushorët, përveç mbrojtësve. Marrim shembull, Cesc Fabregas e Ivan Rakitiq, por është një mbrojtës që ka zënë vend në skuadrën tonë.
Sergio Ramos megjithëse tek Spanja bart numrin 15, në fanelën ‘Mbretërore’ ka numrin 4. Këtë e ka veshur gjithë këtë kohë, edhe kur shënoi golin e barazimit në finale të Champions League në Lisbonë.
- Megjithëse është numër të cilin zakonisht e bartin mesfushorët qëndror, Zinedine Zidane është ndoshta futbollisti më gjenial që ka veshur fanelën me këtë numër.
Ditëve të sotme, impresiv por jo aq sa francezi, është edhe mesfushori spanjoll i Barcelonës, Sergio Busqets.
- Vijmë tek numri 6, të cilin e mbart Paul Pogba i Juventus dhe që nga shumë shihet si një nga mesfushorët më perspektiv në botë.
- Një prej zgjedhjeve të lehta – numri 7, që është për atë që e ktheu CR7 në brend – Cristiano Ronaldo.
Tre herë fituesi i Ballon d’Or konsiderohet si ndër më të mirët e futbollit në histori.
- Andres Iniesta, mesfushori brilant, një ndër më të mirët e epokës sonë, nuk mund të mos ishte në këtë përzgjedhje.
- Numri 9 i takon atij që shumica do ta donin në vijën e fundi të sulmit dhe Luis Suarez e ka treguar veten në golshënim.
- Një nga numrat më ikonik në histori të futbollit meriton një figurë po aq ikonike. Askush nuk ka dyshime se për kë është numri 10.
Lionel Messi që në fillet e karrierës pati mbajtur numrat 30 dhe 19 është tjetri i padiskutushëm i kësaj skuadre.
Me 39 gola të shënuar në fanelën katalane në sezonin 2014/15, Neymar u del përpara Gareth Bale e Mesut Ozil, në garën për të qenë 11-ta e skuadrës tonë.
- Një futbollist që e ka përmirësuar dukshëm lojën e tij në tetë vitet e qëndrimit tek Real Madrid, mbrojtësi i djathë brazilian, Marcelo është pa mëdyshje 12-ta që ky ekip kërkon.
- I pari i zgjedhur nga Premier League, mund të veshë fanelën më numër 1, nëse Petr Cech vendosë të largohet nga Chelsea, por tani për tani Thibaut Courtois mban numrin 13.
- Numri 14 është i rezervuar për mesfushorin e transformuar në mbrojtës, argjentinasin që luan tek Barcelona, Javier Mascherano.
- Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, Mats Hummels që në fanelë ka numrin 15, vjen për të forcuar mbrojtjen tashmë solide.
- I dyti lojtar nga Premier League, që është njëherit golshënuesi më i mirë i kësaj gare për sezonin 2014/15, me mbrojtësit që e dinë se kur u shmanget gjasat janë të mëdha të shënoj gol është argjentinasi Sergio Aguero.
- Pas një sezoni brilant që përfundoi me trofeun e FA Cup dhe një gol të jashtëzakonshëm në finale, kiliani Alexis Sanchez ka bërë që shumë fansa të Arsenal të duan të blejnë fanelën me numrin 17.
- Skuadra jonë çalon pak në krahë, por edhe sikur të mos e kishte këtë “të metë”, me siguri do të kishte vend për numrin 18 të Barcelonës, mbrojtësin këmbëshpejtë të krahut të majtë, Jordi Alba.
- Numri 19 ishte ai që bartte në fanelë kur fitoi Kupën e Botës, në vazhdime ndaj Argjentinës. Këtë vazhdon ta mbaj edhe tek Bayern, me të cilin Mario Gotze pati një sezon fanatastik duke shënuar 15 gola.
- Ai nuk ka pasur një sezon kushedi çfarë me Manchester United dhe thënë të vërtetën po përfiton nga konkurrenca e vogël në fazën sulmuese të ‘Djajve’, por megjithatë Robin van Persie i përmbush kushtet për të qenë pjesë e kësaj skuadre.
- Pasi fitoi Kupën e Botës, mbrojtësi i Bayern Munchen, Philip Lahm pësoi një lëndim që i kushtoi me mbetjen jashtë për një pjesë të sezonit. Megjithatë ai u kthye në kohë për të ngritur trofeun e Bundesliga.
- Pasi pati veshur fanelat me numrat 2 dhe 20, që prej transferimit të tij tek Barcelona, Dani Alves, në vitin 2013 vendosi që të mbaj numrin 22, si shenjë solidariteti me mikun e tij, Eric Abidal, që po kurohej nga kancer, e që kishte mbajtur këtë numër në fanelë paraprakisht.
- Mesfushori që mbart numrin që e bënë të famshëm Michael Jordan e David Beckham vjen nga radhët e Real Madrid. Isco i shtohet mesfushës së kësaj skuadre.
- Pasi fitoi titullin e ligës për të tretin sezon me radhë qëkur iu bashkua Paris Saint-Germain, mesfushori i ri italian, Marco Verrati, merr numrin 24 në ekipin tonë shkaku i aftësisë për të lexuar ndeshjen dhe ndërprerë aksione.
- Vendin e fundit në listën tonë e merr numri 25 i Bayern Munchen, Thomas Muller, që tash e shtatë sezona vesh atë fanelë.