Një foshnje trejavëshe, është viktima më e re e COVID-19 e 24 orëve të fundit në vend, nga 24 persona sa koronavirusit u mori jetën.
Kjo ditë mbylli një javë, gjatë së cilës pandemia la të vdekur 207 persona, katër prej tyre gra shtatzëna.
Trendi i rritjes së numrit të vdekjeve nisi të dielën e kaluar. Atë ditë u regjistruan 36 vdekje, dyfish më shumë se të shtunën e 28 gushtit.
Në ditën pasuese, të hënën, kur edhe hynë në fuqi masat anti-Covid jetën nga pandemia e humbën 20 vetë, kurse gjashtë më shumë të martën.
Të mërkurën luftën me virusin nuk e fituan 22 qytetarë. Për 10 persona më shumë, ishte numri më i lartë të enjten.
Të premten virusi korona mori 26 jetë, e të shtunën 21.
Kështu, gjatë këtij tetëditëshi, numri i vdekjeve asnjëherë nuk ra nën 20 persona.
https://www.youtube.com/watch?v=ju8-8xvXros
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.