Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë.
Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35 aksidente me të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 523 gjoba trafiku, ndërsa janë arrestuar 22 persona.
Po ashtu, 15 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 të tjerë në vuajtje të dënimit./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.