Ministri i Kulturës Kujtim Shala bashkë me Shafi Gashin, kryetarin e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, kanë nënshkruar vendimin për përfshirjen në Listën e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përhershme të njëzet e tre objekteve.
Këto objekte do të hyjnë në këtë listë, bazuar në propozimet e shqyrtuara nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore për përfshirjen e këtyre aseteve në Listën e objekteve me status të mbrojtjes së përhershme.
Ministri Kujtim Shala me këtë rast e ka përgëzuar Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore për punën e bërë, dhe u shpreh se ky akt është tejet e rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Kosovës, njofton MKRS, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.