Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 591 testime për koronavirus dhe prej tyre 129 kanë rezultaur pozitivë, ose 22 per qind e testeve të kryera.
Si pasojë e infektimit me COVID-19 jetën e kanë humbur 22 persona të diagnostikuar me COVID, ndërsa janë shëruar 1 mijë e 122 persona.
Maqedonia e Veriut aktualisht ka 20 mijë e 965 raste aktive me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 78 mijë e 434 raste, prej të cilëve 55 mijë e 155 janë rikuperuar, kurse 2 mijë e 314 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e COVID-19.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.