Lajmet e fundit

Wembley mirëpriti 22,000 shikues në një ngjarje pilot nga qeveria ndërsa filloi të lehtësojë masat anti-COVID.
Të gjithë lojtarët e Premier Ligës kanë zgjedhur të ulen në gjunjë përpara ndeshjeve këtë sezon në solidaritet me një lëvizje globale për të luftuar padrejtësinë sociale dhe pabarazinë racore - çështje të theksuara nga abuzimi i futbollistëve në internet në baza konstante duke përfshirë sharje të rregullta raciste.
Të gjithë lojtarët dhe stafi i Leicester dhe Chelsea u ulën në gjunjë në fillim të lojës, derisa njëjtë vepruan edhe zyrtarët e ndeshjes, mirëpo ky veprim i lojtarëve nuk u prit mirë pasi nisën brohoritjet e tifozëve.
Brohoritjet dukej se vinin nga të dy skajet e stadiumit./klankosova.tv