21.05.2015 · përditësuar para 4087 dite1 min lexim
Patologia, Nicole Angemi e kalon ditën duke prerë, analizuar dhe ekzaminuar organe të ndryshme të njeriut për autopsy të ndryshme.
Është ndoshta puna që shumë njerëz e konsiderojnë si shumë morbide, por Nicole punën e saj ka vendosur ta sheh si mision për të edukuar njerëzit mbi konfrontimin e realitetit mbi jetën dhe vdekjen.
Nisur nga ky mision, Angemi ka krijuar edhe llogarinë ndoshta më kontraverse në Instagram.
Ajo çdo ditë poston fotografi të organeve dhe gjymtyrëvë të trupit, transmeton Klan Kosova.
“Nuk është qëllimi im që të frikësoj njerëzit ose ti shokojë ata.Qëllimi im është thjesht ti informojë njerëzit”
“Unë dua ti mësoj njerëzit dhe ti tregoj botës të vërtetën rreth vdekjes, jetës dhe sëmundjeve"
"Por disa herë është e vështirë për njerëzit ta kuptojnë misionin tim, andaj shpesh herë njerëzit mi raportojnë fotot”
Angemi thotë se ka 150.000 ndjekës, të cilët janë shumë kuriozë për të kuptuar mbi trupin e njeriut.
"Çdo ditë marr komente të ndryshme nga njerëzit të cilat edhe më kërkojnë që të mos postoj foto të ngjashme. Por kjo mua nuk më ka ndaluar që unë të vazhdoj të postoj foto, dhe do të vazhdoj ta bëj sepse une besoj se ka diçka për të mësuar nga secili trup”
klankosova.tv
Më poshtë është nje video që tregon për gjithë punën e saj. ( VIDEO 18+)
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.