Lajmet e fundit

Mia Schem, 21-vjeçare, është fotografuar në një furgon të Kryqit të Kuq duke dalë nga Gaza pas 55 ditësh e mbajtur peng nga Hamasi.
Ajo u pa duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur teksa furgoni ecte me shpejtësi drejt gardhit kufitar me Izraelin.
Ajo u la e lirë së bashku me 40-vjeçarin Amit Soussana, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Tutje raportohet se më shumë pengje pritet të lirohen më vonë këtë mbrëmje.