Një 21-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut për intervistim për posedim të armës së zjarrit.
Policia bën të ditur se pas pranimit të informatës së D.K., posedon armë, u krye bastisje në fshatin Kovaçec ku është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi apo kontroll i pa autorizuar i armëve" dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:20.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.